Вие сте тука

Rregullat e komunikacionit të cilat duhet t’i dinë çiklistët

Правила и прописи во сообраќајот кои треба да ги знаат велосипедистите – Rregullat e komunikacionit të cilat duhet t’i dinë çiklistët

          Java Evropiane e Lëvizshmërisë realizohet çdo vjet në periudhën nga 16 deri më 22 shtator dhe synon të promovojë forma alternative të lëvizjes, me theks të veçantë në promovimin e çiklizmit si një formë e qëndrueshme e lëvizjes. Rritja e përdorimit të biçikletave në komunikacion në thelb do të thotë nevojë për të përmirësuar sigurinë e çiklistëve në komunikacion. Kjo është arsyeja pse KRSKRR-ja kujton rregullat më të rëndësishme ligjore që çiklistët duhet t'i dinë dhe t'i respektojnë sa herë që marrin pjesë në komunikacion:

          • Biçikletë në rrugë mund të drejtojë personi që ka mbushur moshën dhjetë vjeç.

• Në zonë të qetë të komunikacionit, biçikletë mund të drejtojë personi nën moshën dhjetë vjeç vetëm nëse shoqërohet nga një person më i vjetër se 16 vjeç.

• Çiklisti mund të transportojë persona të tjerë vetëm nëse ka sedilje të veçanta në biçikletë.

• Fëmijët nën moshën 14 vjeç nuk guxojnë të transportojnë persona të tjerë në biçikletë.

• Biçikletat nuk lejohen në autostradë, rrugë ekspres dhe rrugë të rezervuar për komunikacionin e automjeteve.

• Shoferi dhe personat e transportuar me biçikletë gjatë natës dhe në kushte të shikimit të zvogëluar duhet të mbajnë jelek reflektues gjatë ngasjes në rrugë.

• Biçikleta detyrimisht duhet të ketë dritë të bardhë në pjesën e përparme, si dhe katadioptër të kuq ose shirit reflektues në pjesën e pasme dhe një katadioptër të verdhë ose portokalli në secilën anë.

• Çiklisti është i detyruar të drejtojë automjetin në mënyrë që nuk zvogëlon qëndrueshmërinë e mjetit dhe nuk duhet t'i heq duart nga timoni, dhe nuk duhet të përmbahet në mjetin tjetër.

• Çiklisti nuk duhet t'i ngas kafshët derisa e drejton biçikletën.

• Në shtigjet e biçikletave të rregulluara dhe të shënuara për komunikacionin e biçikletave në të dyja drejtimet, çiklistët lëvizin në anën e djathtë në drejtim të lëvizjes.

• Nëse ka shteg biçikletash të rregulluar posaçërisht në rrugë, çiklisti lëviz përgjatë shtegut të djathtë të biçikletave në lidhje me drejtimin e komunikacionit.

• Kufiri i shpejtësisë është 25 km / h për biçikletat kur lëvizni në shteg biçikletash ose korsi.

• Çiklisti është i detyruar të lëvizë sa më afër në skajin e djathtë të rrugës, dhe nëse ka shteg biçikletash - përgjatë shtegut të biçikletave, përkatësisht korsisë.

• Nëse dy ose më shumë çiklistë janë duke lëvizur në grup, ata janë të detyruar të lëvizin njëri pas tjetrit.

KRSKRR-ja me thirrje: "Çdo vjet dhjetëra çiklistë humbin jetën në fatkeqësi komunikacioni. Ji çiklist i përgjegjshëm, respektoji rregullisht rregullat e komunikacionit! Varet prej teje!"

#NGASBIÇIKLETË!#BËHUÇIKLISTIPËRGJEGJSHËM!

#JAVAEVROPIANEELËVIZHMËRISË2020!

Целни групи

  • Автомобили
  • Велосипедисти
  • Деца во сообраќајот
  • Млади
  • Моторциклисти
  • Пешаци

Ваши предлози и коментари

Преку овој формулар можете да изнесувате корисни идеи, предлози и проекти од сите сфери во безедноста на сообраќајот.

Контакт формата на веб страницата служи исклучиво за поднесување електронски пораки и контакт со Републичкиот совет за безбедност на сообраќајот на патиштата. Податоците испратени преку неа, како име и презиме, e-mail, телефон за контакт и содржина на пораката служат исклучиво за контакт со испраќачот на пораката и нема да бидат споделени со трети лица.

Компании кои се грижат за безбедноста во сообраќајот